Bushati: Fjala kompromis s’duhet konsideruar si pazar i rëndomtë apo si fjalë e ndyrë

April 9, 2022
1 minut lexim

Për Ditmir Bushatin, kompromisi me opozitën për të qenë jo të ndarë, por të ndryshëm, është domosdoshmëri që një mazhorancë të mos sundojë por të qeverisë.

“Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të na shqetësojë se jeta politike në një republike parlamentare nuk funksionon normalisht pa pasur alternativë përkundrejt shumicës.

E kam bindjen që Shqipëria do ishte në pararojën e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit e mbase dhe anëtare nëse do ishin krijuar kushtet për një klimë më përbashkuese në këto tre dekada.

Për fatet e përbashkëta të atdheut fjala kompromis nuk duhet konsideruar kurrë as si pazar i rëndomtë as si fjalë e ndyrë.

Me opozitën ne s’kemi nevojë të jemi të ndarë por të ndryshëm.

Opozita është mekanizmi i balancimit real jo i përjashtimit apo përplotësimit formal.

Vetëm kështu do mundet që ne të qeverisim pa sunduar për një Shqipëri ku ia vlen të jetosh”, tha Bushati në fjalën e tij në Kongresin e PS.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duket edhe sot njësoj, një ndër drejtueset shqiptare të shtetit, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë

Story i radhës

Stafi mjekësor tregon për operacionet në Kramatorsk

Të fundit nga

ShkoLartë