Bukuritë e Liqenit të Bovillës 

1 minut lexim

Liqeni i Bovillës është një nga destinacionet kryesore të Tiranës sa u përket aktiviteteve në natyrë dhe turizmit të aventurës. I ndodhur 14 km larg Tiranës, liqeni ka një sipërfaqe 4.6 km2 dhe është formësuar nga diga e ndërtuar në hyrjen e kanionit të lumit Tërkuzë më qëllim furnizimin e qytetit me ujë.

Dy shpatet e maleve mes të cilëve ndodhet diga, të dy me lartësi mbi 1200 m, bashkë me liqenin krijojnë një pamje mahnitëse për vizitorët.

Në këtë organizim mund të marrin pjesë të gjithë pasi ecja ka grada të ndryshme vështirësie.

Duhet të keni veshmbathje të përshtatshme, ujë dhe ushqim për vete.

Nisja bëhet nga Ferizaj tek parkingu i Hib Petrol afër Stacionit Policor në orën 06:00.

Çmimi për pjesëmarrje është 18 euro, njofton “Hiking in Kosova!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bushi: Uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, një premtin që buron nga Marrëveshja e Ohrit

Story i radhës

Publikohet traileri i “The Kardashians”

Të fundit nga