Bushi: Uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, një premtin që buron nga Marrëveshja e Ohrit

Pas kalimit të dekretati nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jetw pjesë e saj, zv. ministri i MPB-së, Nazim Bushi thotë se sot u përmbush një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit.

“Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhës shqipe , uniformat e policisë do të flasin edhe shqip.

Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jetw pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike .
Urime për të gjithë !” ka shkruar Bushi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli

Story i radhës

Bukuritë e Liqenit të Bovillës 

Të fundit nga