​Komuna e Shtimes ndan çmimin “Qytetar Nderi” për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Kuvendi Komunal i Shtimes sot ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi” për politikanin gjerman dhe njëkohësisht mikun e kësaj komune, Hartmut Ganzke.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu vlerësoi lartë kontributin dhe angazhimin e shtetit gjerman në ofrimin e ndihmës ndaj Kosovës në shumë etapa.

Aliu theksoi se falë raporteve të mira të krijuara me Ganzke dhe personalitete të tjera të politikës gjermane, janë në proces të realizimit të shumë marrëveshjeve, duke përfshirë shkëmbimin e nxënësve të dalluar, artistëve e sportistëve.

Po ashtu, ai përmendi se si rezultat i këtij kontakti kanë siguruar donacione si makineri për transportimin e mbeturinave dhe një automjet për zjarrfikësit.

Aliu: Falë raporteve të mira me Ganzke kemi arritur shumë marrëveshje për Komunën e Shtimes

“Shteti dhe liria që po e gëzojmë sot janë rezultat i rezistencës së gjatë dhe luftës heroike të mijëra burrave, grave, vajzave dhe djemve më të mirë të kombit tonë që me gjakun e tyre e kanë ndërtuar themelin dhe shtetësinë tonë që po e gëzojmë sot. Në përkrahjen tonë të drejtë për mbrojtjen e trojeve tona, rol vendimtar pa dyshim shteti i miqve dhe aleatëve tanë ku një nga kombet më miqësore dhe më përkrahëse ndaj nesh janë pikërisht populli gjerman, që nuk janë kursyer në ofrimin e ndihmës ndaj nesh në të gjitha etapat…Gjatë vizitës time për më shumë se dy herë në Gjermani, kemi takuar zotrin Ganzke dhe zotrin Falk dhe shumë miq të tyre dhe aty e kam parë se këto personalitete nuk janë vetëm miq të shqiptarëve dhe të Kosovës, por janë edhe miq të komunës së Shtimes…Sot, pikërisht falë këtyre njohjeve dhe raporteve miqësore të krijuara mes nesh jemi në proces të realizimit të shumë marrëveshjeve si ato të sigurimit të shkëmbimit të nxënësve të dalluar artistëve e sportistëve tanë, punëtorët e administratës që do të mësojnë nga praktikat më të mira nga kolegët e tyre gjerman. Po ashtu, edhe donacione të ndryshme ku deri tani kemi veçse një makineri që ka mbërritur për trajtimin e transportit të mbeturinave dhe një automjet për zjarrfikësit. Të gjitha këto nuk do të ishin të mundura pa ndihmën direkte të zotrit Ganzke dhe miqve të tij të shkëlqyeshëm”, tha Aliu.

Ndërkaq, politikani gjerman, Hartmut Ganzke, i cili ka ardhur për vizitë në Komunën e Shtimes bashkë me delegacionin e tij, teksa u shpreh i nderuar për marrjen e çmimit si “Qytetar Nderi”, tha se do të përpiqet maksimalisht që marrëdhëniet me këtë komunë të forcohen në të ardhmen.

Deputeti i SPD-së, Ganzke nënvizoi këtë fjalim si ndër më të veçantit, për çka tha se ndihet krenar që Komuna e Shtimes nderoi atë me këtë çmim.

Ganzke:Do të mundohem maksimalisht që marrëdhëniet me juve këtu në Shtime të forcohen

“Në këtë ditë, në këtë vend unë iu siguroj që vendet tona së bashku të shkojnë drejt një të ardhme më të mirë dhe që të dy kombet të ecin së bashku. Do të mundohem maksimalisht që marrëdhëniet me juve këtu në Shtime të forcohen dhe të avancohen në të ardhmen…Nëse jeni të atij mendimi që së bashku mund të avancojmë, unë pranoj titullin si ‘Qytetar Nderi’ me shumë kënaqësi dhe ju falënderoj nga zemra të dashur anëtarë të Këshillit të Kuvendi Komunal dhe të gjithë qytetarët e Komunë së Shtimes. Mund të jeni të sigurt që unë si politikan në shumë raste mbaj fjalime për raste më të ndryshme. Por, jeni të bindur nuk e kam pasur deri më tani një fjalim që dua të shpreh falënderimin tim më të thellë. Unë jam krenar që jam ‘Qytetar Nderi’ I Komunë së Shtimes”, u shpreh Ganzke.

Në një fjalë rasti, kryetari i Qarkut Unna, Mario Lohr tregoi se dje bashkë me Ganzke, delegatë të tjerë gjermanë dhe kryetarin Aliu bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Derisa potencoi se kjo masakër ka qenë një prej arsyeve pse bota ndërkombëtare bombardoi Republikën Federale të Jugosllavisë asokohe.

Ndër të tjera, Lohr tha se korrupsioni në Kosovë është përmirësuar dhe se barazia gjinore po shënon progres.

Ai tha se përmes praktikave të ndërsjella mund të shkëmbehen ide dhe të fitohet eksperienca nga njëri tjetri.

Lohr: Kosova ka avansuar

“Dje kemi qenë në Reçak, saktësisht në atë vend ku në vitin 1999 fotografi të tmerrshme janë shpërndarë nëpër tërë botën…Kjo masakër përfundimisht e ka prishur një marrëveshje ndërkombëtare për mos përdorimin e armëve dhe kjo masakër ka qenë një prej arsyeve pse bota ndërkombëtare e ka bombarduar Republikën Federale të Jugosllavisë…Korrupsioni është përmirësuar, Kosova ka avansuar në këtë aspekt edhe shteti ligjor është në avansim, sidomos barazia po zhvillohet dhe shumë pozita të rëndësishme në këtë vend janë edhe të mbajtura nga shumë gra dhe vajza…Përmes praktikave të ndërsjella përmes administrative urojmë të krijojmë një shkëmbim edhe të fitojmë një eksperiencë nga njëri tjetri. Shembull ju e keni një kioskë që e mundëson një shërbim për qytetarët brenda pak minutave, kjo është një prej shembujve ku ne mund të marrim mësim prej juve”, potencoi Löhr.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA-ja ndan fonde për sigurinë në sinagoga e xhami

Story i radhës

Gjermania me dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez