Publikohet traileri i “The Kardashians”

Kurrë mos kundërshtoni familjen. Kështu thonë Khloe Kardashian e Kris Jenner në trailerin e ri të reality shout të Hulu-së, ku paraqitet familja e tyre, të pagëzuar “The Kardashians”.

Nga seritë e reja kuptohet se Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, rokeri Travis Barker duan të kenë një fëmijë.

Aty po ashtu kuptohet se marrëdhënia e Khloe me babain e bijës së saj, Tristan Tomspon është komplikuar, ndërkaq gjërat nuk qëndrojnë mirë as me Kim Kardashian e Kanye West.

Pra, në trailer paraqiten të gjitha këto, plus Kylie Jenner shtatzënë me fëmijën e dytë dhe karriera në modelim e Kendall Jenner.

Seritë e mëparshme “Keeping Up with the Kardashians” filluan të transmetohen në rrjetin kabllor E në tetor të vitit 2007, dhe ato u transmetuan për 20 sezone, duke u bërë reality shou që ka zgjatur më së shumti në SHBA.

Edhe pse arriti sukses, vazhdimisht u kritikua për dhënie të madhe të rëndësisë personaliteteve në të, për konceptin e tyre “të famshëm që janë të famshëm”. Seritë u kritikuan edhe për mungesë të paraqitjes së inteligjencës. Por përkundër kësaj, familja Kardashian arriti të bëjë për vete dashamirë nga e mbarë bota.

Këto seri përfuduan pas sezonit të 20të muajin qershor 2021.

Sa i përket sezonit të ri “The Kardashians”, ai do të transmetohet në Hulu nga data 14 prill 2022, dhe pritet të kenë po ashtu sukses.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bukuritë e Liqenit të Bovillës 

Story i radhës

Kryqi i Kuq: Mijëra persona të evakuuar nga rajoni Sumi

Të fundit nga