Ndryshe nga çdo mami supersticioze, Genta Ismalji ka ndarë menjëherë fotot e binjakëve të saj në rrjetet sociale duke treguar dhe se sa shumë e lumtur është tanimë.
“Bota ime. Ivy dhe Blue”, ka shkruar këngëtarja krah fotove të binjakëve që janë duke fjetur gjatë setit fotografik.
Genta dhe Usta u bënë prindër disa javë më parë dhe emocionet e këtij momenti i ndanë në Instagram me disa foto me binjakët.
Përkohësisht Genta është shkëputur nga muzika, duke ia dedikuar gjithë kohën e saj momentalisht dy fëmijëve që me siguri i kanë sjellë shumë gëzim.