Mariupol “nën zjarr të vazhdueshëm”

Sipas administratës së qytetit, më shumë se 200,000 njerëz presin të arratisen në portin e rrethuar ukrainas të Mariupol. Qyteti është nën zjarr dhe bombardim të vazhdueshëm nga ushtria ruse, përcjell “Bota sot”. “Ata gjithashtu e kanë prerë qytetin nga të gjitha drejtimet”, tha nënkryetari i bashkisë Serhiy Orlov të premten në ARD “Mittagsmagazin”.

Sipas tij, në qytet nuk lejohet asnjë kamion humanitar. Deri më tani, disa përpjekje për të ngritur korridoret humanitare për të shpëtuar civilët kanë dështuar. “Nuk di si ta përshkruaj shkatërrimin në qytetin tonë. Qyteti realisht nuk ekziston më.

Fotot e Grozny dhe Aleppo – ja si duket Mariupol për momentin, “tha Orlov.

Ushtria ukrainase është “shumë e guximshme”, por kundër sulmeve ajrore të ushtrisë ruse, ushtarët nuk kanë armë për të mbrojtur jetën e civilëve. Kreu i organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, Kenneth Roth, kishte tërhequr tashmë paralele me shkatërrimet e mëparshme në Grozny Çeçen dhe në Aleppo të Sirisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përshkallzohet protesta në Korçë, Edmond Spaho përplaset me policinë

Story i radhës

Blue dhe Ivy, binjakët që i dhuruan botën Gentës

Të fundit nga