bllokohen disa rruge pas reshjeve te shiut dhe bores durmishi jep detaje 69623b5f119c2

Bllokohen disa rrugë pas reshjeve të shiut dhe borës, Durmishi jep detaje

January 10, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Sipas ministrit në detyrë, në rrugën Prishtinë–Ferizaj ka grumbullim të ujit për shkak të “kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike”, për çka qarkullimi është bllokuar. Ai ka njoftuar se ekipet janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Në nënkalimin e Mazgit, drejt autostradës, gjithashtu ka grumbullim uji për shkak të bllokimit të kanalit atmosferik, dhe po punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugës.

Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë regjistruar rrëshqitje të dheut. Ministri ka theksuar se “po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht”.

Në Sllatinë, rruga Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ka grumbullim uji në rrugë, ku ekipet kanë ndërhyrë për “sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal”.

Po ashtu, në rrugën Zhur–Dragash ka lëvizje të trupit të rrugës, ku është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika”, ka deklaruar Durmishi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stamponin veshje te kontrabanduara me logo false arrestohet 46 vjecari turk ne kamez nje tjeter shpallet ne kerkim 69623b046b375
Lajmi i mëparshëm

Stamponin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohet 46-vjeçari turk në Kamëz, një tjetër shpallet në kërkim

nderhyrjet e shba ne ameriken latine 69623b747cc88
Lajmi i radhës

Ndërhyrjet e SHBA në Amerikën Latine

Të fundit nga

ShkoLartë