I nderuar shtylla e kombëtarisë Rafi Halili, jam i vetëdijshëm se komunikimi im nuk është i logjikshëm e i barabartë për shkak se unë ende kam mbetur në botën e këtejme fizike e ju keni tejkaluar këtë botë njerëzore të pistë e keni shkuar në botën e përtejme të pastër e të ndritur shpirtërore.
Për shkak të komunikimit mistik isha i detyruar që trupin tim fizikë të dukshëm ta transformoj në shpirt për të kontaktuar me ju, atje në dhomën parajsore të varrit tuaj.
Të ju njoftoj i dashur Rafi Halili, se, personi që bisedon me ju është shoku i ngushtë i djalit të hallës suaj, nipit tuaj, Alirami Bajram Veliut, i cili çdo orë e ditë më frymëzonte e mbushte me energji dashurie ndaj historisë, gjuhës e padrejtësisë jugosllave ndaj popullit tonë shqiptar.
Të kujtohet i nderuar Idealist, Rafi Halili, kur nipi juaj, Alirami Veliu, më njoftoi me ju e tha: “se ky është shoku im i idealit tim dhe tuajin, Sulejman Mehazi.”
Ju më shikuat thellë e me zë të hekurt më thatë: “Jeta pa ideale kombëtare është e zbrazur e rinia e mjerë”, pasi ishim të ri në vitin e dytë të gjimnazit të Tetovës, 1977-1978, më udhëzuat që për të qenë idealist duhet lexuar shkrimtarët e Rilidjes Kombëtare dhe propozove nipin tuaj, Alirami Veliun, që të ma jep romanin e Sterrjo Spasses “Ja vdekje, ja liri”, po dhe romanin voluminoz të Sabri Godos “Skendebeu” për të lexuar sa më shpejt.
Të gjithë shokët e klasës, të gjeneratës e të mëhallës e dinin se shokë të zemrës e kisha vetëm nipin e Rafi Halilit, Alirami Veliun, e më thonin të largohesha prej Alirami Veliut se është i rrezikshëm për pushtetin komunist të Jugosllavisë se është nipi i Rafi Halilit dhe se shpërndanë gazetën ilegale “Liria” dhe “Zërin e popullit”
E si mund të largohesha prej shokut tim të fëmijërisë që nga klasa e parë të fillores në një klasë e bankë e deri në mbarimin e shkollës së mesme bashkë me Alirami Veliun në shkollë, mëhallë, shoqëri, ahenge e kafene së bashku e së bashku me të.
Pasi mbaruam shkollën e mesme, më 1980, rregulli jugosllav ishte që së pari maturantët të kryejnë obligimin ushtarak e pastaj të studiojnë dhe mua më dërguan të kryej Ushtrinë Jugosllave në Pozharevcë, tetor 1980, pesë muaj pas vdekjes së Titos.
Vdekja e Titos na gëzoi shumë mua dhe Alirami Veliun.
Gjatë shërbimit tim ushtarak në vendlindjen e kasapit Millosheviq, Pozharevcë, ndodhën Demostratat Studentore të Marsit, 1981 në Prishtinë, këto ngjarje në Kosovë vështirësuan shumë ushtarët shqiptarë nëpër kazermat ushtarake jugosllave sa që nuk ju lejohej të flitnin shqip njëri me tjetrin. Pasi më kishin bregosur ngjarjet e tmershme represive ndaj studentëve në Prishtinë dhe isha përmalluar për familjen e Tetovën bisedova me kapitenin e çetës sonë, Paunoviq, për të më lëshuar të vizitoj familjen për një vikend treditor. Pas kërkesë, një muaj pas demostratave në Kosovë, administrata e kazermës më lejuan të shkoj në shtëpi, tri ditë, të premten, shtunën e të dielën në mbrëmje për t’u kthyer në kazermën e Pozharevcit. Gjatë vikendit takoheshim me Alirami Veliun e bisedonim për ngjarjet në Kosovë dhe nga inati represivë ndaj studentëve vendosëm që pas mesnatës së ditës së shtunë të dalim e të shkruajmë “Kosova Republikë” te transformotori i parkut të Xhamisë së Pashës” afër gjimnazit të Tetovës për të lexuar e frymëzuar nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës fillore të “Istigballit”, u përgatitëm, dolëm më ora 2 të mbasmsnate shkruajtëm te transormatori “Kosova Republikë” e ikëm pa mos na parë kush.
Të dielën në mbremja para orës 24 u ktheva e mbërrina në kazermën “Velko Dugosheviq” të Pozharevcite sikur s’kam bërë gjë.
Pasi kreva ushtrinë, 1981, u regjistrova në Fakultetin Filologjik të Shkupit, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në atë kohë nga frika ndaj pushtetit represivë jugosllavë maturantët shqiptarë regjistroheshin në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Shkupit në ciklin e ulët e të larta të mësuesisë duke rrezikuar fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Shkup, aq sa u bë një propagandë armiqësore ndaj fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe se është degë e kot e paparspektivë për të ardhmen. Ironia më e madhë është se tipat e atëhershëm që studionin maqedonishten-shqipen në Shkollëm e Lartë Pedagigjike të cilët thonin se gjuha shqipe është paperspektivë sot janë prof. dr. duke ligjëruar letërsinë shqipe në Universitetin e Tetovës, ironistët e atëhershëm të shqipes me anë të ish-komunistëve sot janë bërë bartës së Katedrës Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në atë kohë turrevrap pas maqedonishtes për t’u punësuar e duke lënë mënjanë gjuhën e letërsinë shqipe të paperspektivë, tani patriotë gjuhësor e letrarë të shqipes me perspektivë.
Më 1982 sulmohet me armë të rënda shtëpia e dajës së Alirami Veliut, Rafi Halilit nga policia maqedonase jugosllave, daja i Aliramiut, Rafi Halilit nuk dorëzohej, po dhe ai ju përgjigjet me armë, mirëpo numri i madh i policëve e bën të veten e plagosin Rafi Halilin, e kapin dhe e paraburgosin, pas akuzave ndaj tij pritej se do ndodhta diçka e keqe edhe për nipërit e Rafi Halili, vëllezërve Memetaliut dhe Alirami Veliut, të cilët pas burgosjes së dajës Rafi, burgosen edhe nipat e Rafi Halili, Memetaliu dhe Aliramiu me 8 vjet heqje lirie në burgun e Idrizovës. Të themi edhe këtë se pas burgosjes së Rafi Halili, nipi i tij, Alirami Veliu, iku në Sarajevë, ku atje policia e Bosnjë-Hercegovinës e kapin në banesë në gjumë dhe e dërgojnë në paraburgim në Maqedoni. Pas paraburgimit të Alirami Veliut më ndjekin dhe mua si shoku i ngushtë i tij, policia tri ditë radhazi më pyetnin e më intervistonin për Alirami Veliun aq sa e dinin shumë mirë se kam qenë i pandarë me te, dinin dhe kafenet ku kemi hyrë, çfarë kemi pirë, vendet e bisedat me cilët kemi biseduar e kështu me radhë, më pyetnin se pse studioj Gjuhën e Letërsinë Shqipe, dhe pse e mbaja përherë një fanellë kuq e zi,( këtë fanellë të bukur kuq e zi ma kishte dhënë dhuratë, Alirami Veliu) po Alirami Veliu u burgos e kurrë nuk më dha mua, sikurse unë kurrë nuk tregova gjë për aktivitetin e tij kombëtar.
Nuk është e ndershme që mos ta përmendim ispektorin e fuqishëm të asaj kohe, Hysen Musliun, i cili shumë gjëra dinte për miqësinë time të fshehtë me Alirami Veliun, po më shpëtoi me faktin se gjatë veprimtarisë armiqësore të Alirami Veliut kam qenë në sherbimin Ushtarak të Jugosllavisë në Pozharevcë. I jam mirënjohës zotëri, Hysen Musliut, që më shpëtoi me shkas se në atë kohë kam qënë në shërbim të Ushtrisë Jugosllave në Pozharevcë, 1980-1881.
Të lutem në emër të kombit e flamurit i nderuar idealist i qëndresës kombëtare, Rafi Halili, fjalët e mia dërgoja nipit tuaj dhe shokut tim të idealit, Alirami Veliut i cili edhe pse ishte shumë më i ri shkoi në amshim para teje, më 2010, thoni Alirami Veliut, se shoku yt i botës njerëzore e kombëtare të ka tradhtuar dhe se është ende gjallë dhe se është dorëzuar e është pajtuar me robërinë, dhe se i intereson vetja e familja dhe ka lënë idealet e pasukseshme kombërare dhe është mbyllur brenda vetëvetes së tij.
Qofshi në parajsën e dëshmorëve dhe heronjve në botën e përtejme shpirtërore!