Thomas-Greenfield: Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ushtrojë presion të fortë mbi Rusinë

Ambasadorja e SHBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield deklaroi sot se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ushtrojë presion të fortë ndaj Rusisë në një seancë që do të mbahet nesër, ku do të diskutohet mbi grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe rritjen nga frika se Moska planifikon të pushtojë vendin.

“Ne jemi të bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë që të shpjegojë se çfarë po bën,” tha Thomas Greenfield për ABC, raporton AP.

“Ne do të hyjmë në dhomë gati për t’i dëgjuar, por nuk do të lejojmë që të na shqetësojë propaganda e tyre”, theksoi ajo.

Agjencia amerikane e lajmeve thekson se nuk pritet miratimi i asnjë veprimi formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke pasur parasysh se Rusia ka të drejtën e vetos dhe duke marrë parasysh lidhjet e saj me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Kinën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bisedë metafizike me Rafi Halilin për nipin e tij Alirami Veliun

Story i radhës

Gjërat e kota që dëmtojnë produktivitetin në punë

Të fundit nga