Biden: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se do të vazhdojë të mbështesë Libinë që populli i saj të arrijë të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe të begattë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për media e Këshillit Presidencial të Libisë thuhet se me rastin e 71-vjetorit të pavarësisë së Libisë, Biden i ka dërguar letër kryetarit të Këshillit Presidencial Libian, Mohamed al-Menfi.

Në letrën e tij, Biden lavdëron përpjekjet e Këshillit që ka bërë thirrje për pajtim kombëtar dhe thekson se dëshiron të marrë pjesë në këtë projekt të rëndësishëm. Biden tha se do të vazhdojë mbështetjen e tij për Libinë që populli i saj të arrijë të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe të begattë.

Al-Menfi më 17 dhjetor u takua me presidentin amerikan Biden në Washington ku ndodhej për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve SHBA-Afrikë. Gjatë bisedës ai njoftoi Bidenin mbi mënyrat për të siguruar stabilitetin në vendin e tij dhe rreth vizionit politik dhe ekonomik të Këshillit Presidencial.

Në Libi 24 dhjetori festohet si dita e pavarësisë së vendit.

Bllokimi zgjedhor

Ekzistenca e dy qeverive të ndryshme të udhëhequra nga Abdul Hamid Dbeibeh dhe Fathi Bashagha në Libi prej një kohe të gjatë, ka shkaktuar vazhdimin e destabilitetit në vend.

Forumi i Dialogut Politik të Libisë, në takimet e tij në nëntor 2020 vendosi që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend të mbaheshin më 24 dhjetor 2021 por zgjedhjet nuk mund të organizoheshin në datën e përcaktuar.





Story i mëparshëm

Mbi 210 mijë tifozë firmosin peticionin: Të riluhet finalja e Kupës së Botës

Story i radhës

Arteta për Granit Xhakën: Ai është një lider dhe thyen muret për ekipin

Të fundit nga