Arteta për Granit Xhakën: Ai është një lider dhe thyen muret për ekipin

Mikel arteta ka thënë se Granit Xhaka mund të largohej nga Arsenali nëse nuk do të ishte përshtatur me rolin e ri në skuadër.

Trajneri i Arsenalit i ka thënë Xhakës se ai duhej të ndryshonte pozicion për qenë më efektiv për “Topçinjtë”. Duket se ndryshimi i rolit të tij ka bërë mrekulli, me Arsenalin pesë pikë larg mbajtësit në fuqi të Premier League, Manchester City, që së shpejti fillon edhe gjysma tjetër e sezonit.

Xhaka ka tre gola dhe tre asistime në 14 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon, pasi ai ka ndryshuar komplet dhe tashmë është një lider i ekipit anglez.

Arteta tha për “Sky Sports” se ishte një domosdoshmëri që Granit Xhaka, të kalonte në rol më të avancuar.

“Unë mendoj se skuadra donte të evoluonte në një nivel tjetër dhe të ishte më dominues dhe të kishte më shumë burime për të sulmuar dhe për të shënuar. Ne duhej ta bënim atë ndryshim.

Unë fola me të në fund të sezonit dhe i thashë: “Më duhet të zhbllokoj diçka në trurin tënd sepse je aq komod dhe i sigurt duke luajtur në këtë fushë sa ke harruar se çfarë na duhet për të fituar një ndeshje dhe ekipi tani kërkon dikë këtu, kështu që duhet të ndryshohet diçka.”

Ai u përshtat menjëherë. Xhaka është një lojtar shumë inteligjent, ai erdhi në parasezon më në formë se kurrë dhe e dinte se nëse donim ta çonim ekipin në një nivel tjetër, duhet të ndryshonim rolin e tij.

Ne besuam se ai i ka ato cilësi, i kishte të fshehura dhe ne thjesht duhet t’i zhbllokonim. Siç thashë, ai është jashtëzakonisht inteligjent, ai ka aftësinë fizike për të kërcënuar vazhdimisht dhe për të zënë ato hapësira dhe për të rimarrë pozicionin e tij mjaft shpejt për të pasur ekuilibrin që na nevojitet.

Kur ke një lojtar si Xhaka në ekip, dëshironi ta ndihmoni, dëshironi ta mbroni, dëshironi që ai të përmbushë talentin që ka. Ai ka bërë disa gabime dhe ka mësuar prej tyre, por gjithmonë është përballur me fatkeqësi dhe vështirësi dhe kurrë nuk ka ikur prej tyre. Kjo është ajo që të gjithë trajnerët duan nga lojtarët e tyre. Ti e di që mund të mbështetesh tek ai, ai do të luftojë dhe do të thyejë muret për ty. Kjo është ajo që ne presim nga lotjarët tanë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

Story i radhës

Prokuroria e Tiranës kërkesë autoriteteve spanjolle: Na sillni zemrën e të riut shqiptar që vdiq në spital

Të fundit nga