Mbi 210 mijë tifozë firmosin peticionin: Të riluhet finalja e Kupës së Botës

Mbi 210 mijë tifozë francezë kanë nënshkruar një peticion online ku kërkohet që të riluhet finalja e Kupës së Botës, bazuar tek ato që ata konsiderojnë si gabime nga arbitri.

Finalja e madhe e 18 Dhjetorit kurorëzoi Argjentinën e si kampione bote. Ajo mundi Francën me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 3-3 në Katar.

Disa e konsideruan finalen si një ndër më të bukurat në historinë e futbollit. Megjithatë, tifozët e skuadrës humbëse kanë vënë emrat e tyre tek MesOpinions, një website për peticione online, duke kërkuar që ndeshja të riluhet pasi mendojnë se arbitri u mashtrua dy herë për golat e Argjentinës.

Tifozët ndalen ne dy momente. I pari ishte penalltia e Lionel Messi-t, që erdhi pasi Ousmane Dembele u gjykua se kishte rrëzuar argjentinasin Angel Di Maria në zonë. Megjithatë, peticioni thotë se nuk ka pasur kurrë penallti, duke pretenduar se kontakti ishte minimal, ndërsa mesfushori 34-vjeçar i Juventusit u rrëzua lehtësisht.

Momenti tjetër është goli i dytë. Ata pretendojnë se Cristian Romero shkaktoi faull ndaj Kylian Mbappe në njërin skaj të fushës. E sipas tyre pikërisht në këtë moment, një kundërsulm bëri që topi të shkojë në anën tjetër të fushës, ku Di Maria shënoi golin e dytë, në minutën e 36-të.

Pavarësisht se arbitri polak Szymon Marciniak u vlerësua gjerësisht për mënyrën sesi e trajtoi presionin e ndeshjes, peticioni pretendonte se “ai ishte totalisht i shitur”.

Peticioni në fjalë, sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, është një prej 20 më të firmosurve në MesOpinions. Website thotë se duhen 500 mijë firma që të futet në top 3.

Mbetet e paqarta se çfarë juridiksioni do të kishte ky website mbi FIFA, që ta bënte këtë të fundit ta merrte parasysh kërkesën e tifozëve.

Story i mëparshëm

Kur do ta njohë Greqia minoritetin çam?

Story i radhës

Biden: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

Të fundit nga