Biden e Macron diskutuan mbi krizën ukrainase

min lexim

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden ka biseduar sot në telefon me homologun e tij francez Emmanuel Macron mbi krizën në Ukrainë.

Siç u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, biseda ishte për vizitën e fundit të Macron në Rusi dhe Ukrainë.

“Të dy liderët diskutuan gjithashtu përpjekjet aktuale diplomatike dhe masat parandaluese të marra në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, në përgjigje të ngritjes së vazhdueshme të forcave ruse në kufirin me Ukrainën”, sipas Shtëpisë së Bardhë, raporton AFP.

Biseda e sotme telefonike ishte e dyta midis Biden dhe Macron brenda një jave.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit ukrainas, duke rritur frikën mes SHBA-së dhe aleatëve se Moska mund të planifikojë të pushtojë Ukrainën. Edhe pse Moska e ka mohuar se ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, ajo nuk ka treguar asnjë shenjë për të ulur qëndrimin e saj ushtarak.

SHBA-ja është në mes të vendosjes së 1.700 trupave në Poloni për të forcuar gatishmërinë rajonale për një pushtim rus dhe SHBA dhe aleatët e saj kanë premtuar një sërë sanksionesh ekonomike nëse trupat ruse kundër kalojnë në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flick bën komentin e papritur

Story i radhës

Xhafer Deva përtej miteve, eposeve ose legjendave të njohura ballkanike!

Të fundit nga