Flick bën komentin e papritur

Ka fituar gjithçka në stolin e Bajern Mynih, por Hansi Flik në këto momente është trajneri i Gjermanisë dhe ai fillimisht mendon të mirën e futbollit gjerman.

Kështu mund të interpretohen fjalët e teknikut teksa ka komentuar situatën e firmës të Niklas Sule, i cili ka vendosur t’i bashkohet Borusia Dortmund pasi të mbyllë kontratën e tij këtë verë me Bajern Mynih.

Një vendim i cili është i kundërti me atë që ndodh zakonisht në kampionatin gjerman, ku lojtarët mbyllin kontratat dhe vrapojnë drejt Bajern Mynih. Pikërisht ndryshimi i trendit është ai që gëzon Hansi Flik.

“Ky është një sinjal i mirë për Bundesligën dhe jam i lumtur për Niklas.

Ka cilësi të mëdha dhe ky ndryshim është i rëndësishëm për kombëtaren tonë sa i përket perspektivës së kombëtares në Katar, pasi Niklas do të qëndrojë në Gjermani dhe mund të vazhdojë të tregojë klasin e tij në Bundesligë, duke bërë më konkurrues ekipin e Borusia Dortmund” tha trajneri i Gjermanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Земјотрес кај Дебар вечерва, го почувствуваа жителите на околните места

Story i radhës

Biden e Macron diskutuan mbi krizën ukrainase

Të fundit nga