Xhafer Deva përtej miteve, eposeve ose legjendave të njohura ballkanike!

Thonë se, para se të vdiste, Aleksandri (Leka) i Madh, para ushtarëve dhe gjeneralëve  të tij, asokohe i tha edhe këto fjalë:” Të pasur janë vetëm ata që nuk kanë borxhe ose obligime të ndryshme ndaj të tjerëve, ndërsa të ri dhe të fuqishëm janë vetëm ata që janë të shëndetshëm”.

Meqë, sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është komedi për ata që mendojnë ose logjikojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Në vazhdim (patjetër) duhet cekur ose ripotencuar maksimën ose idiomën e lashtë greke, sipas të së cilës: “Në këtë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës dhe natyrës tonë, gëzimi, hareja ose lumturia, janë vetëm një çast ose moment…të tjerat janë vetëm vuajtje, mundime dhe sakrificë individuale ose kolektive”.

Gjysma ose pjesa tjetër e “teatrit” ose “spektaklit” ndërkaq, janë të panjohura, të papritura dhe të pandryshuara.

Pastaj vijnë sëmundja, vdekja, pleqëria….

Në instancë të fundit, sipas Shekspirit, asgjë nuk është aq e mirë, ose aq e keqe në jetën, botën, shtetin ose shoqërinë tonë, por krejt kjo varët nga ajo se si i shohim, njohim dhe përjetojmë gjërat, ngjarjet, figurat ose zhvillimet e ndryshme në mënyrë objektive dhe subjektive.

U mor vesh se njerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilën, në njërën ndodhën ose ekzistojnë faktet dhe dëshmitë, dhe në tjetren ëndrrat, idealet, vizionet, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale. Plus poli dhe antipoli.

Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dimë, sikur na duken të mjaftueshëm për t’i zgjedhur ose tejkaluar ndasitë ose distancat e ndryshme në kohë dhe hapësirë së bashku me çështjet, problemet dhe interesat e përbashkëta të kombit dhe atdheut që i kemi një dhe për hastret.

Gjaku nuk bëhet ujë.

Ndaj, mos harroni t’i duani vendlindjen ose atdheun tuaj, duke i dëgjuar këngët e dashura të bilbilave dhe dallëndysheve që shkojnë e vijnë së bashku me vajin e fëmijëve (fatoseve) të porsalindur shqiptar me muzikën ose melodinë e thellë të tokës së bekuar atërore, stërgjyshore ose katragjyshore., do thoshte dikur Profesor Martin Camaj.

Kështu është edhe me mendimet ose opinionet e ndryshme “pro & contra” -lidhur me figurën ose personalitetin kompleks dhe historik të Xhafer Devës, në kontekstin e njohur filozofik ose meta-estetik “contradictio in adjecto”.

Se këndejmi, aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithsekujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimesh ose opinionesh të ndryshme ‘pro & contra’!

Veprat ose zbulimet e mëdha, gjithmonë kanë lindur ose janë zbuluar nga personat ose individët e caktuar. Respektivisht, nga shkencëtarët ose mendimtarët e autorizuar, kulimant ose ekselent, e jo nga i gjithë grupi, populli, kolektiviteti ose komuniteti.

Me rëndësi primare ose ambivalente, është që të mos humbasim ose ndryshojmë rrugën dhe marshimin tonë., thotë Konfuqi.

Nuk ka njeri normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Xhafer Deva, duhet studiuar, analizuar dhe vlerësuar në mënyrë kompetente, komplekse ose multidimensionale. Jo vetëm Xhafer Deva, por edhe Shaban Poluzha, Mehmet Gradica, Fadil Hoxha etj.

Dhe, jo në formë paushallë, tirale (tiradale), teatrale, epshore, emocionale, instiktive, imagjinare, fiktive, irracionale etj. Veç sa për normë ose teatër.

I mirë, ose i keq (contradictio in adjecto)- Xhafer Deva, është njeri akterëve ose protagonistëve kryesor të historisë së Kosovës etj.

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoriteteve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike.

Në majat e larta të tempullit të lavdisë së madhe shtetërore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.
Aty e ka vendin edhe Xhafer Deva. Pa asnjë dyshim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden e Macron diskutuan mbi krizën ukrainase

Story i radhës

Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës mund të jetë më i madh se i Rinasit

Të fundit nga