“Të mos e pengojmë njëri-tjetrin”/ Veliaj ndan drekën e Pashkës në qendrën komunitare

Drekën e Pashkëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ndaj me qytetarë në nevojë pranë qendrës komunitare në Shkozë.

Veliaj ndau vaktin për të pranishmit, dhe preku edhe aktualitetin politik, duke kërkuar solidaritet dhe bashkëpunim për të mirën e vendit.

“Kur jemi bashkë, hallet përgjysmohet. Punët e mira kanë armiqtë e tyre, ditë për dashuri dhe dëshmorët”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku apeloi për një stinë të re të sakrificës për të mirën e vendit.

“Sot na kërkohet të mos pengojmë njëri-tjetrin

Qyteti ndrin….”, tha më tej ai.

Veliaj tha se sot qyteti ka 1 milion e 1 mundësi, dhe ka vend për të gjithë. Ai u ndal edhe të banesat e reja të Rindërtimit pas tërmetit, duke theksuar se pas Vorës, po nis puna me ato të 5 Majit dhe më pas të zonës së Kombinatit.

“Që kur bëmë këto banesat sociale, që në kohën e Edi Ramës u nisën për njerëzit. Pastaj, ngelën pezull. U desh t’i zhbllokonte administrata jonë e re e bashkisë sepse qyteti vërtet ka 1 milion e 1 njerëz, por ka edhe 1 milion e 1 mundësi. Do të thotë që në një qytet që po zhvillohet, ka mundësi edhe për qendra sociale, ka mundësi edhe për banesa sociale. Po shpërndajmë edhe shtëpitë e tërmetit. U bënë ato të Vorës, po vazhdojmë me 5 Majin, do vazhdojmë me Kombinatin. Unë them që qyteti i mirë ka vend për të gjithë”, deklaroi kryebashkiaku.

Story i mëparshëm

​Patriarku serb kremton Pashkët me kriminelët që pësuan debakël në Koshare

Story i radhës

Analiza e CNN: Pse turi i presidentit kinez do të jetë një ‘luftë e vështirë’

Të fundit nga