berat gjimshiti pritet te rikuperohet brenda tre javesh 696515964c486

Berat Gjimshiti pritet të rikuperohet brenda tre javësh

January 12, 2026
1 minut lexim

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pritet të rikthehet në dispozicion të Atalantës brenda disa ditësh deri në tre javë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Torinos, e fituar nga bergamaskët 2-0.

32-vjeçari u largua nga fusha i dëmtuar në fund të pjesës së parë pas një përplasje trup më trup me ish-shokun e tij të skuadrës, Duván Zapata. Frika fillestare për një dëmtim më të rëndë ka rezultuar e pabazuar.

Fillimisht u mendua për një dëmtim të mundshëm të kockës së legenit, por rezultatet e analizave treguan se Gjimshiti ka këputur muskulin iliakal që përfshin edhe barkun.

Rikuperimi nga ky lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të trajtimit dhe intensitetit të dëmtimit.

Kjo do të lejojë që mbrojtësi i kombëtares të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Atalantës dhe të përfaqësimit me Shqipërinë në “play-off” në muajin mars.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me letra figurojne ne malesine e madhe sherbimi social do ti siguroje banese tre te miturve ne durres 6965153562a18
Lajmi i mëparshëm

“Me letra figurojnë në Malësinë e Madhe”- Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës!

pa panik ne nje treg te paqendrueshem te ardhurat ditore te minierave rriten ne 3965 dollare 6965166e5b017
Lajmi i radhës

Pa panik në një treg të paqëndrueshëm: Të ardhurat ditore të minierave rriten në 3,965 dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë