Benfica kthehet me pikë të plota nga stadiumi “do Dragao” në Porto.
Skuadra e Benfica-s ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Portos.
Vendasit 63 minutat mbeten me një lojtar me pak, kur Eustaquio u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Për Benfica-n ishte një epërsi e mirë numerike nga minuta e 27-të dhe e shfrytëzojë me mençuri duke fituar tre pikë dhe krijojnë një epërsi gjashtë pikë nga pozita e dytë.
Në minutën e 72-të, Rafa Silva brenda 16-shit, me goditje të fortë e mposhti portierin e Portos, Diogo Costa.
Ndeshja ka qenë deri në fund, në një atmosferë madhështore, rreth 50 mijë shikues në stadium.
Të dy ekipet patën raste të mira por u shënua vetëm një gol.
Porto ka pësuar humbjen e dytë deri me tash, ndërsa ka shtatë fitore e një barazim nga dhjetë javët e deritashme.
Benfica mbetet pa humbje, ka 9 fitore e 1 barazim, duke kryesuar me 28 pikë apo ka 6 më shumë se Porto.