“Fillon realizimi i investimit të ri të KIEL Maqedoni në TIRZ Tetovë. Kompania KIEL e cila është prodhuesi lider i sediljeve për trena dhe autobusë, fillon me ndërtimin e fabrikës së re prodhuese në TIRZ Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro.
Në fabrikën e re prodhuese në Tetovë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 7.500 metra katrorë, është planifikuar të hapen 300 vende të reja pune në rajonin e Pollogut, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Siç shkruan ministri Bekteshi, KIEL Maqedoni, sipas planit për realizimin e investimit me prodhim do të fillojë në fund të vitit 2022.
Ministria e Ekonomisë ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MAQEDONIA dhe NORMAK INVESTMENT GROUP, me të cilën fillon realizimi i këtij investimi të ri.
Të fundit nga
AUTORE: ARTA TAHIRI Sistemi arsimor i shkallës së mesme në Maqedoninë e Veriut viteve të fundit
Të shtunën më 10 qershor me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e Champions
Gazetarja Klodiana Lala tha se, pas seancës së sotme gjyqësore, Vangjush Dako është dërguar për të
Katër fëmijë të vegjël ndodhen në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas një sulmi
Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në