Lirohen nxënësit, prej nesër pa maska në shkollë!

Nxënësit e shkollave fillore “çlirohen” nga maskat. Prej nesër ata nuk do të jenë më të obliguar që në klasë të mbajnë maskë. Propozimi doli nga Komisioni për sëmundje ngjitëse ndërsa sot e miratoi Qeveria. Kjo pasi situata me virusin korona po qetësohet dhe numri i të infektuarve është ulur, si te të rriturit po ashtu edhe te fëmijët. Drejtori i Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët “Kozle” Besnik Zeqiri thotë se aktualisht të hospitalizuar janë vetëm 4 fëmijë pozitivë, të cilët këtyre ditëve do të lëshohen në shtëpi.

“Për fat të mirë te Covidi jemi kah fundi, posaçërisht te fëmijët, edhe numrat që ju i keni ditëve të fundit janë në rënie, në spitalin tonë për momentin ka katër fëmijë të hospitalizuar, të cilët brenda ditëve, nesër pasnesër do të lëshohen në shtëpi”, tha Besnik Zeqiri, drejtor i ISHP “Kozle”.

Nga 1 prilli qendra e covidit në spitalin Kozle do të mbyllet, kjo pasi tashmë një javë nuk është pranuar asnjë fëmijë i infektuar, tregon Zeqiri.

Со скриени рецепти за здравјето на вашата простата, бидете повторно активни….
“Ne jemi duke e rregulluar pjesën e spitalit domethënë duke pastruar gjithë spitalin, pjesën ku deri tani ka pasur pacientë me covid, shpresojmë dhe besojmë nga 1 prilli të kthehemi në normalitet dhe në spitalin tonë të pranohen fëmijë me sëmundje të cilat janë të sezonit, alergjitë apo sëmundje tjera. Shpresojmë se nuk do të ketë më fëmijë pozitivë me Covid. Javën e fundit nuk kemi pasur asnjë fëmijë pozitiv të paraqitur, numri te ne është tashmë zero, domethënë javën e fundit nuk kemi asnjë fëmijë kështu që shpresoj që pas 1 prillit të ngelet kjo situatë dhe të mos ketë fëmijë me virusin korona”, theksoi Besnik Zeqiri, drejtor i ISHP “Kozle”.

Sipas raportit javor të Institutit të shëndetit publik për javën e kaluar ka rënie të rasteve të reja pozitive për 7.5% krahasuar me javën paraprake. Ndërkaq më shumë të infektuar ka te grup mosha mbi 60 vjeç, ndërsa më së paku të grup mosha deri në 9 vjeç edhe atë vetëm 51 raste për një javë. Aktualisht në gjithë vendin janë rreth 1800 raste pozitive aktive me COVID-19.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

310 raste të reja, 4 të vdekur nga KOVID-19

Story i radhës

Bekteshi: KIEL Maqedoni fillon me ndërtimin e fabrikës së re në TIRZ Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro dhe 300 vende të reja pune

Të fundit nga