BE është koha që edhe në proceset politike ta aplikoni drejtësinë

March 23, 2022
min lexim

BE, vite me rradhë, ndërmjetëson në procesin politik – dialogun në mes Kosoves dhe Serbis. BE gëzon dhe, sigurisht meriton respekt, por, me apo pa vetëdije, ndodhin lëshime, të cilat janë të pafalëshme.

Kuptohet, e përcjelli procesin e dialogut, i cili zhvillohet më se 10 vite dhe, më duhet të potencoi se, gjatë tër kohes mungon profesionalizmi, madje edhe objektiviteti, mungesa këto të cilat e eliminoin drejtësin edhe kur ajo është e doemosdoshme. BE, si ndërmjetësuese, duhet ta din nji gjë të till dhe ta kupton se ndërmjetësuesi, është në cilsi të gjyqtarit, ndaj, gjatë zhvillimit të procesit, ndon se politik, drejtësia duhet të vij në shprehje. Që nji gjë e till të ndodhë, hapi i parë duhet me qenë verifikimi i identitetit të palëve – në rastin konkret pales egzekutore të krimit gjenocidial dhe pales viktimë.

Sidoqoftë, me këtë rast, ajo që më befason është

Përse BE e qorton Kosovën dhe qëndrimi i shteteve të QUINT-it rreth zgjedhjeve tw Serbisë

Nuk do pretendoi, për momentin, me e shtjellu aspektin juridic përkitazi me zgjedhjet e Serbis. Megjithatë është e pashmangëshme pyetja, të cilën ua parashtroi BE-s, shteteve antare dhe përfaqsuesve të shteteve të QUINT-it – a ndodhë në ndonji nga shtetet e juaja që, nji shtet të zhvillon procesin e zgjedhjeve në dy shtete?!!!

A nuk e kuptoni apo, nuk doni ta kuptoni se një veprim i tillë i Serbisë, thjesht është provokim, të cilit juve nuk duhet ti nënshtrohi. A e dini se Serbia, akoma, me kushtetut, Kosoven e konsideron si pjesë të Serbis?!!! Ndoshta nuk keni informacione por, deri sa juve mirreni me këtë çështje, në qytetet e Kosoves, serbët, vazhdoin duke e proklamuar atë shenjen e zezë Ruse “Z”!!!

Kurrsesi nuk duhet ta veni në harresë se ajo që sot Rusia bën në Ukrainë, para ca viteve, Serbia ka bërë në Kosovë. Serbia masakroi apo kreu rreth 13.000 vrasje, dhunuan mbi 20.000 femra, nën presion të pa pare, shpërnguli më se gjysmen e kosovarve nga shtepijat e veta, me qellim të spastrimit etnik. Ishte ky krim tipik gjenocidial dhe, në asnji moment, BE nuk e aktualizoi!!!. Eddhe pas 22 viteve, Serbia, nuk është në gjendje, ose nuk don të ofroi informacione se, ku I varrosen apo i hodhen në lumë, kufomat e më se 1600 personave të cilët, Serbia, sëpari I kishte sjell në Serbi e më pas i kishte vrarë.

Shpresoi se, më në fund, e keni kuptuar se, ndonse, Kosova dhe Serbia janë fqinj dhe e pretendoin BE-n por, deri sa Kosova ndjehet si pjesë e Europes dhe betohet në Europë, Serbia teritorialisht I përket Europes por mendjen e ka në Rusi, me të cilen ndjehen si nënë e bij.

Kalimthi po e potencoi edhe nji fakt. Ndaj kombit European shqiptar, institucionet e Europes, edhe në historin e të kaluares kanë bër padrejtësira dhe mëkate të pafalëshme. Është më se koha që, sadopak, të korigjohen padrejtësirat. Deri sa, për nji numër serbësh në Kosovë, të cilët nuk janë të kanosur por përkundrazi, në krahasim me minoritetet tjera, janë të privilegjuar. Kuptoni sadopak, tregoni drejtësi dhe objektivitet, serbët në Kosovë, jan vetizoluar, nuk e pranojn shtetin e Kosoves, përkundrazi, vazhdimisht provokojn sipas udhëzimeve që marrin nga Beogradi, ku, sot apo dje, Kryetari Vuçiq e mbajti takimin konsultativ me përfaqsuesit e serbëve të Kosoves. Në anen tjeter, për shqiptarët në Serbi, të cilët janë të privuar nga shum të drejta, madje elementare, mbaj bindjen se BE-s as që I bie ndërmend. Iu lutem.

Këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, do ia postoi BE-s, ndonjeres nga shtetet e Quint-it dhe DASH-it.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja çfarë ndodhi brenda natës në Ukrainë

Story i radhës

Çfarë i ndodh fytyrës kur e pastroni vetëm me ujë?

Të fundit nga

ShkoLartë