Basha prezanton Luan Hakën: Dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja

min lexim

schedule11:42 – 23 Shkurt, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Dibër. Basha prezantoi Luan Hakën, kandidatin e PD për zgjedhjet e pjesshme lokale që zhvillohen edhe në këtë bashki, më 6 mars.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Basha tha se Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën. Kreu i demokratëve theksoi edhe njëherë se ka vetëm një PD. Sipas Bashës, Dibra do votojë Partinë Demokratike, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja.

“Vjen para jush si një njeri i sprovuar. Jam i bindur se me Luan Hakën, çdo dibran që ia do të mirën Dibrës voton Luan Hakën. Kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të reja dhe të vjetra. Dibranët nuk janë në shitje, as nuk gënjehen. Ka një PD, dhe do të jetë me votën e dibranëve kryetari i bashkisë së Dibrës më 6 mars.

Ditë për ditë të vërteta po dalin në pah. Në këtë ditë të të vërtetës, nuk do ta ketë të lehtë edhe shkaktari i emigracionit masiv të të rinjve dibranë. Para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është në histori kryetari i qeverisë më harbute”, tha Basha.

Sakaq, gatë fjalës së tij Luan Haka premtoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve dibranë. Sipas Hakës, nuk ka garë mes demokratëve, duke theksuar se beteja është vetëm me Edi Ramën. g.v/

 

Story i mëparshëm

“Goditni më shumë. Goditni fort. Goditni tani”, thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Story i radhës

MPB: 149 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga