33 vjecari gjendet i vdekur brenda automjetit dyshohet se eshte aksidentuar nje dite me pare 673a0d1db797d

33 vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit, dyshohet se është aksidentuar një ditë më parë

November 17, 2024
1 minut lexim

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë të Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjeçarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

publikohet agjenda e mbledhjes se qeverive te kosoves dhe maqedonise se veriut 673a0b3fa018b
Story i mëparshëm

Publikohet agjenda e mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

akuzat e fundit pacolli i kerkon kete gje pecit 673a0e4bc890a
Story i radhës

Akuzat e fundit, Pacolli i kërkon këtë gjë Pecit

Të fundit nga

ShkoLartë