Barcelona me vështirësi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Celta Vigo-s, në takimin e javës së 8-të të Kampionatit të Spanjës.
Është mëkat që Celta nuk mori pikë, pasi që pati disa mundësi të arta.
Celta e pafat, lojtarët e të cilës shpërdoruan disa raste ideale.
Celta ka treguar lojë shumë të mirë në pjesën e dytë në “Camp Nou” por kur nuk e do, nuk e do.
Barcelona ka shënuar fitore duke iu falënderuar golit të Pedrit në minutën e 17-të.
Barcelona kryeson me 22 pikë, duke lënë pas Realin me 22 pikë, pasojnë Athletic Bilbao 17, Atletico Madridi 16, Betis 16 etj. dhe Celta Vigo rendite në vend të 11-të me 10 pikë.