g7 konfirmon zotimin per te vendosur masa te ashpra ndaj rusise 6738af5a18f6c

G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rusisë

November 16, 2024
1 minut lexim

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Italia ka presidencën e radhës së G7, pjesë e së cilës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania dhe Britania.

“G7 konfirmon angazhimin për të vënë masa të ashpra ndaj Rusisë, përmes sanksioneve. Qëndrojmë të bashkuar përkrah Ukrainës”, thuhej në deklaratë./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

aksionet e mpb se dhe akuzat e opozites lsdm ne vend te profesionalizmit zbatohet partizimi i institucioneve 6738a95bab94e
Story i mëparshëm

Aksionet e MPB-së dhe akuzat e opozitës! LSDM: Në vend të profesionalizmit zbatohet partizimi i institucioneve

burimi e ndihmon anisen te pastrohet 6738b02600586
Story i radhës

Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet

Të fundit nga

ShkoLartë