Ukraina rikthen energjinë në centralin bërthamor të pushtuar nga Rusia

Inxhinierët ukrainase kanë rivendosur furnizimin me energji të jashtme për centralin bërthamor të Zaporizhzhias të pushtuar nga Rusia, tha të dielën kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom.

Impianti, i cili është në mbyllje të ftohtë, humbi linjën e tij të fundit të energjisë elektrike herët të shtunën për shkak të granatimeve dhe iu desh të përdorte gjeneratorë rezervë me naftë për nevojat e veta, si ftohja e blloqeve të reaktorit.

“Pas gati dy ditësh të funksionimit të pompave të ftohjes emergjente të zonave aktive të reaktorëve me energji nga gjeneratorët me naftë, stafi operativ po rivendos regjimin normal të furnizimit me energji të nevojave të vetë centralit nga sistemi energjetik i Ukrainës,” shkroi Energoatom në Telegram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona mezi fiton, Celta e pafat

Story i radhës

E shihni? Kjo është Kosova jonë sovrane, e cila vet di Krejt dhe Drejt të vendos si dhe me një kureshtje të paparë edhe po Guxon

Të fundit nga