Banorët e Manastirit në protesta, kërkojnë lirimin e gjyshit që vrau dhëndrin në vetmbrojtje

Qindra banorë të Manastirit protestuan duke kërkuar drejtësi dhe liri për Toni Gjorgjievski-Ferdo, i cili dje në mbrojtje të familjes, vrau dhëndrin (bashkëshortin e vajzës). Në mesin e qytetarëve që protestuan sot ishin edhe dy djemtë e të vrarit Stojançe Sokolov.

Toni Gjorgjievski që nga dje ndodhet në paraburgim pasi Prokuroria Themelore Publike e akuzoi për vrasje me paramendim, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes apo ndikimit te dëshmitarët.

Në momentin e vrasjes, në shtëpinë e Gjorgjievskit ndodheshin gjashtë persona, të cilët ishin shënjestër e mundshme e dhëndrit që kërcënonte me hanxhar.

Banorët e Manastirit janë mbledhur sot para Gjykatës Themelore për një protestë paqësore dhe kanë thënë se bëhet fjalë për vetëmbrojtje për të cilën ka edhe video të aktit të vrasjes. Shtëpia e Gjorgjievskit ishte plotësisht nën vëzhgim me video.

“Vrasja ka ndodhur për vetëmbrojtje, ka ardhur me qëllim që të na vrasë. E kemi problemin për më shumë se 20 vjet. Kemi raportojmë si në polici ashtu edhe në shërbimin social. Ishte përdorues droge, pinte. I ka keqtrajtuar dhe rrahur në shtëpi, ka pasur kërcënime ndaj meje, motrës, nipërve. Policia ka ditur për krimet dhe vrasjen që ka kryer. Para se të ndodhte kjo, motra ime kishte kërcënuar dhe ata erdhën tek ne nga shtëpia e tyre duke vrapuar. Motra më tha – këtë herë është i vendosur! Nuk kishte zgjidhje tjetër, unë isha pranë babait tim, kur ai theu derën pashë një zombi, jo një burrë, ai na sulmoi me thikë, babai im qëlloi me armë, ra në tokë dhe kaq”, thotë Jove Gjorgjievski, djali i Toni Gjorgjievskit.

Gjorgjievski thotë se babai i tij është 62 vjeçar dhe nuk ka ndërmend të ikë nga shteti.

Ndryshe, vrasja ndodhi herët në mëngjesin e së hënës. Sipas prokurorisë, tashmë i ndjeri, i armatosur me hanxhar, ka filluar të godasë me shqelma derën hyrëse prej druri të shtëpisë së të dyshuarit dhe e ka thyer atë. Sapo ka hyrë në shtëpi, ai është pritur në paradhomëse nga i dyshuari, i cili e ka qëlluar drejtpërdrejt me pistoletë tip “Baikal” që e posedonte me leje. Ai e qëlloi me dy të shtëna radhazi, kështu që Stojançe u rrëzua dhe vdiq në vend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Zgjidhja me Bullgarinë nuk përfshinë vetëm ndryshime në Kushtetutë, do të prekë edhe identitetin

Story i radhës

Kovaçevski bisedon me Shmigaljn: Dënojmë sulmin ndaj sovranitetit të Ukrainës

Të fundit nga