“Ballkani i hapur”, nuk është nismë dhe projekt amerikan, as i BE-së, thjesht është një skenar antishqiptar i Serbisë..!?

June 9, 2022
min lexim

Ishte vërtetë mjaft irrituese t’i dëgjoje mbrëmë disa debatues në TV-7 (Pressing), Anton Berishën, Donika Kada-Bujupin dhe njëfarë ambasadori, E. Cana, duke folur për nismën e A. Vuçiqit dhe Edi Ramës, të ashtuquajturin “Ballkani i hapur”, të cilët përveç se e zhvishnin veten para opinionit si “analist” servilë të një kauze antishqiptare, ku tregonin qartë se nuk i njohin fare raportet dhe historinë tragjike serbo-shqiptare, që nga koha e dinastisë së Nemanjiçve (1217–1346) e deri në qershor 1999, përveç Profesorit të nderuar Bujar Dugollit, i cili gjatë tërë emisionit u ballafaqua me një “Fake-debat”..!?

Bile, ky farë ish “ambasadori” ishte aq neveritës, sa që më hidhej ta thyeja ekranin e televizionit, ngase fliste me gjestikulime të çakorduara, e që nuk në fakt nuk thoshte asgjë të sakët, sidomos ishte neveritës kur e përsëriste me këmbëngulje, se nisma për “Ballkanin e hapur” na qenka amerikane bashkë me BE-në, një shpifje kjo maskaradë, që shkonte deri në arrogancë të padurueshme për teleshikuesin !?

Për këtë nismë është vetëm një e vërtetë e vetme dhe e pamohueshme, se zanafilla dhe nisma për “Ballkanin e hapur” është iniciativë puro serbo-çetnike e regjimit të Serbisë, e filluar në nëntor të vitit 2019 në Novi Sad, me emrin “Mini-Shengeni Ballkanik”, pjesë aktive e të cilës ka qenë, kush tjetër përveçse serbofilit, Edvin K. Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Të deklarosh para opinionit se kjo nismë ka qenë amerikane dhe evropiane, thënë më së buti, është një halucinacion i vrazhdë politik, që mund ta prodhon vetëm logjika e një shqiptari megaloman dhe hipokrit politik. Ngase, të gjitha ngjarjet politike në Ballkanin perëndimorë, qëkur kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013, përfshirë marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndër-fqinjësore midis tyre, si dhe për çështje tjera të hapura, pala serbe, ose thënë më troç, regjimi fashist i Serbisë në krye me A. Vuçiqin, për asnjë çast nuk i ka ndërprerë obstruksionet dhe shantazhet politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake ndaj Kosovës, duke ndërmarrë gjithçka që kishin në dorë për ta zhbërë dhe dobësuar sa më shumë shtet-ndërtimin dhe pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo, duke parë se të gjitha këto ndërmarrje kriminale kundër Kosovës nuk u jepnin suksesin të cilin e dëshironte Beogradi zyrtar, siç ishte dështimi i ndarjes së Kosovës, këmbimi i territoreve, okupimi i veriut të saj, mos formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, etj., djalli serbo-madh i cili nuk flenë kurrë, nuk vonoi dhe shpiku një mjet tjetër për të mos e ndërprerë luftën e “shenjtë” për rikthimin në gjirin e saj “Djepin e Serbisë”, pra për ta rifutur nën hegjemoninë e saj Kosovën, alias “Jerusalemin serb”..!?

Dhe, cili “mjet” do ishte më efikasi për regjimin kriminal të A. Vuçiqit për çastin e dhënë, për ta çuar përpara politikën fashiste, gllabëruese dhe shfarosëse antishqiptare, ata, pushtetarët e Serbisë, siç i njohim ne fortë mirë, gjithmonë e gjejnë variantin “B”, që ishte nisma për formimin e një “Mini-shengeni” (takimi në Novi Sad), por i cili dështoi për shkak se me këtë nismë hileqare nuk u pajtuan sa “BE-ja, as amerikanët..!?

Pasi që edhe ky variant “B” nuk iu eci siç dëshiruan, langojtë serbë në Beograd, alias çetnikët e përbetuar antishqiptarë, siç janë A. Vulin, I. Daçiq, V. Sheshel, M. Gjuriç, M. Dracun, etj., pa humbur kohë rigjeten formulën tjetër si vazhdim i variantit të parë (Mini-shengenit), duke ia ndryshuar vetëm emrin, në “Ballkani i hapur” (Shkup, 07. 2021), por jo edhe qëllimin dinak fashist të Serbisë për dominim ekonomik në Ballkanin perëndimorë, dihet me prapavijë të qartë për dominim politik hegjemon, si taktikë dhe strategji afatgjate për formimin e Serbisë së madhe, posa t’iu vije shansi politik në dekadat në vijim..!?

Pra, kjo është esenca ogurzezë e synimeve antishqiptare të Serbisë me formimin e Ballkanit të hapur, e jo broçkullat që i dëgjuam mbrëmë nga analistët kripto-politikan, të cilët edhe pse do duhej t’i dinin synimet fashiste të A. Vuçiqit ndaj Kosovës, bëheshin sikur e ardhmja e Kosovës na qenka e varur ekskluzivisht nga bashkëpunimi me Serbinë si dhe hyrja me çdo kusht sipas tyre në Ballkanin e hapur, gjë që nuk është aspak e vërtetë, se Kosova varet nga ekonomia e Serbisë..!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Debat për çmimin e naftës/ Kryeministri i përgjigjet akuzave të deputetëve të opozitës

Story i radhës

Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut – humbin jetën shtatë persona

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë