Debat për çmimin e naftës/ Kryeministri i përgjigjet akuzave të deputetëve të opozitës

Shifrat e ekonomisë dhe rritja e çmimeve përplasi opozitën me kryeministrin ne foltoren e Kuvendit. Edhe pse kishin të njëjtin burim të dhënash me INSTAT-IN, leximet ishin te ndryshme.

Për herë të parë Edi Rama pranoi çmimin e lartë të karburantit, por bashkë me pohimin kryeministri kishte dhe një justifikim.

“Kemi çmimin më të lartë të karburanteve në rajon”, tha Tabaku.

“Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë në rajon, por ndryshe nga rajoni ne biznesit të vogël i marrim 0 taksë. Në vërtetë e kemi më të lartë se sa të tjerët për biznesin e madh, por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike për biznesin e vogël dhe familjarët”, tha Rama.

E vetmja pikë ku shefi i qeverisë ra dakord me demokraten ,Jorida Tabaku ishte për natyrën e bordeve përcaktuese të çmimeve. Por, palët u ndanë sërish në qëndrime ku ra fjala për ekzistencën apo jo të tyre.

“Janë futur 5 kompani karburantesh që bashkë me qeverinë caktojnë çmimet, ky bord nuk duhet të ekzistojë”, u shpreh Tabaku.

“Jam dakord kemi një bord 100 përqind KOMUNIST, por në këtë moment na duhet”, u shpreh Rama.

Pjesë e debatit parlamentar kërkoi të behej edhe Sali Berisha, por kryeministri i kujtoi që procedura nuk parashikon fjalë për personat e shpallur non grata.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i KiE vizion Kosovën javën e ardhshme

Story i radhës

“Ballkani i hapur”, nuk është nismë dhe projekt amerikan, as i BE-së, thjesht është një skenar antishqiptar i Serbisë..!?

Të fundit nga