salah i lumtur qe futet ne historine e liverpoolit 676933977b8dc

Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit

December 23, 2024
1 minut lexim

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah vazhdon të shkëlqej këtë sezon të garave.

‘The Reds’ mundën Tottenhamin (6-3), të dielën që lamë pas duke bërë hapin e madh në garën për titull të kamponit.

Salah me dygolëshin në fitoren kundër ‘Spurs’ arrin në kuotën e 18-të gola këtë edicion të garave duke hyrë në historinë e klubit nga ‘Anfield’ si golashënuesi i katërt në historinë e skuadrës së Liverpoolit.

Salah pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Tottenhamin, por sipas tij, skuadra e Liverpoolit ende duhet të përmirësohet.  

“Ne ishim mjaft të mirë përpara, por në mbrojtje duhet të përmirësohemi si ekip. Të pranosh tre gola është mjaft e vështirë, por është një rezultat i mirë, le të shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë Salah.

“Është fantastike të arrish këtë moment historik në një klub kaq të madh, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Kudo që ta përfundoj karrierën time, jam i lumtur me këtë”, ka pohuar sulmuesi egjiptian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kurtulmush synim real eshte qarkullimi tregtar ndermjet maqedonise se veriut dhe turqise te arrije ne dy miliarde dollare 676932e7b24e1
Story i mëparshëm

Kurtulmush: Synim real është qarkullimi tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë të arrijë në dy miliardë dollarë

ministri i jashtem i jordanise do te zhvilloje bisedime me liderin e ri te sirise 6769371d0cbdf
Story i radhës

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Të fundit nga

ShkoLartë