‘Ballkani i Hapur’ Edi Rama mbërrin në Ohër

June 7, 2022
1 minut lexim

Liderët e vendeve të nismës ‘Ballkani i Hapur’ sot arritën në Ohër ku ditën e nesërme do të mbahet pjesa e punës së samitit.Kryeministri shqiptarë Edi Rama në Ohër arriti këtë pasdite me çrast u prit nga sekretari gjeneral i qeverisë Metodija Dimovski.


Paraprakisht në Ohër arritën edhe Presdienti i Serbisë Alkesandar Vuçic dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abavoviq , ndërkaq kryesuesi i këshillit të ministrave te BeH Zoran Tegetlija arriti mbrëmë.

Në kuadër të samitit nesër do të firmosen Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara, si dhe memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të administratave tatimore në fushën e kulturës dhe turizmit.

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshme. Edhe kësaj radhe kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e homologut të tij maqedonas, Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liderët e vendeve të nismës “Ballkani i Hapur” kanë arritur në Ohër

Story i radhës

Skenari i vitit 1919: Ju duhet ta dini këtë ide të re për fundin e luftës

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë