Liderët e vendeve të nismës “Ballkani i Hapur” kanë arritur në Ohër

Liderët e vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” sot kanë arritur në Ohër ku nesër do të mbahet pjesa punues e samitit, përcjell SHENJA.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u pritën ne aeroportin e Ohrit nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të mbërrijë pasdite në Ohër, teksa do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Ljup­ço Nikollovski,

Sipas agjendës. nesër janë paraparë fjalime zyrtare në samit, ndërsa video fjalime duhet të kenë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Aplikacioni Messages në iOS 16, përdoruesit mund të tërheqin mesazhet e dërguara

Story i radhës

‘Ballkani i Hapur’ Edi Rama mbërrin në Ohër

Të fundit nga