balla nxjerr foton makinat me targa serbe sjellin njerezit ne protesten ne zvernec 6a2441f0a64ff

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

June 6, 2026
1 minut lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën zhvilluar sot në zonën e Zvërnecit kundër projektit për ndërtimin e një resortit turistik.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka hedhur akuza se në protestë janë sjellë persona nga jashtë vendit, duke iu referuar pranisë së makinave me targa serbe dhe qytetarëve që, sipas tij, nuk janë banorë të zonës.

“Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!” , shkruan Balla në reagimin e tij.

Deklarata e tij vjen në ditën kur në zonën e Zvërnecit u zhvillua protesta kundër projektit turistik, i cili ka ngjallur debat publik për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ambasada e kosoves ne slloveni ka nje njoftim per votuesit atje 6a2441740b9d8
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

trump serish ne qender te vemendjes me videon e pazakonte te krijuar me ai 6a244252b6821
Lajmi i radhës

Trump sërish në qendër të vëmendjes me videon e pazakontë të krijuar me AI

Të fundit nga

ShkoLartë