trump serish ne qender te vemendjes me videon e pazakonte te krijuar me ai 6a244252b6821

Trump sërish në qendër të vëmendjes me videon e pazakontë të krijuar me AI

June 6, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale pasi publikoi një video të krijuar me Al, e cila e paraqet atë në një sërë skenash të pazakonta.

Videoja, e shpërndarë në platformën Truth Social, shoqërohet me një këngë ritmike kushtuar Trumpit, ndërsa në pamje ai shfaqet në vende dhe situata të ndryshme, duke filluar nga Hëna e deri te një shkretëtirë ku hipën mbi një deve.

Ndër skenat më të komentuara janë ato ku Trump vallëzon në mes të një aureole drite, fluturon me parashutë, mban një picë me fytyrën e tij, shfaqet pranë Kullës së Pjerrët të Pizës, ngas një motoçikletë dhe madje hipën mbi një luan.

Videoja përfshin gjithashtu pamje të gjeneruara nga Al që e paraqesin Trumpin si personazh anime, prezantues të UFC-së dhe figurë që shfaqet në qiell si pjesë e Aurorës Boreale.

Kënga që shoqëron videon përsërit mesazhin se Trump është i dashur në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

balla nxjerr foton makinat me targa serbe sjellin njerezit ne protesten ne zvernec 6a2441f0a64ff
Lajmi i mëparshëm

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

bullgaria dhe maqedonia ende larg pajtimit per ceshtjet historike 6a24470e64d2a
Lajmi i radhës

Bullgaria dhe Maqedonia ende larg pajtimit për çështjet historike

Të fundit nga

ShkoLartë