ambasada e kosoves ne slloveni ka nje njoftim per votuesit atje 6a2441740b9d8

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

June 6, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin e votimit, në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë.

Përmes një njoftimi, ambasada ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak më shumë se tri orë deri në mbylljen e qendrës së votimit, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar të paraqiten në vendvotim.

Sipas njoftimit, votimi mund të realizohet me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të vlefshme të Republikës së Kosovës.

Ambasada ka njoftuar se vendvotimi do të jetë i hapur deri në orën 19:00, ndërsa adresa e saj është Tivolska cesta 48 në Lubjanë.

Autoritetet diplomatike kanë inkurajuar të gjithë qytetarët e regjistruar që të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës brenda afatit të paraparë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

presidenti libanez irani po na perdor ne negociatat me trumpin 6a243cea29162
Lajmi i mëparshëm

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

balla nxjerr foton makinat me targa serbe sjellin njerezit ne protesten ne zvernec 6a2441f0a64ff
Lajmi i radhës

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

Të fundit nga

ShkoLartë