Skuadra e Atletico Madridit ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të parapërgatitjeve për sezonin e ri të La Ligas 2023/23.
Por, edhe pse miqësore, Atletico Madridi e humbi këtë ndeshje kundër skuadrës që përbëhej nga lojtarët më të mirë të ligës koreane veriore.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Seoul World Cup” në Seul, Atletico Madridi u mposht 3:2 nga Yjet e K-League.
Golat për skuadrën spanjolle i shënuan Thomas Lemar (minuta e 13’) dhe Carlos Martin (minuta e 85’), kurse te skuadra e yjeve koreanë golashënues ishin Anton Kryvotsiuk (minuta e 50’), Aleksandar Palocevic (minuta e 89’) dhe Lee Soon-Min (minuta e 90+4’)./Kp
Ndeshjen e radhës në Seul të Koresë Veriore, Atletico Madridi do ta zhvillojë kundër kampionit evropian dhe anglez, Manchester Cityt, më 30 korrik me fillim nga ora 13:00.
Rezultati final, Atletico Madrid 2:3 Yjet e Ligës së Koresë Veriore.