Arrestohet në kufi pasi kaloi të miturën drejt Greqisë

Policia arrestoi Sh.L. 40-vjeç pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari, banues në Thumanë të Krujës është kapur në kufi teksa kalonte një 17-vjeçare nga Durrësi.

Ka qenë vetë e mitura që ka deklaruar para oficerëve se më datë 22 prill 2022, është ndihmuar nga 40-vjeçari Sh. L., për të kaluar në drejtim të Greqisë, ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Theu rregullat e qarkullimit rrugor, “e pëson” këngëtari i njohur (FOTO LAJM)

Story i radhës

Rusia thotë se ka rrëzuar dy avionë të Ukrainës

Të fundit nga