Theu rregullat e qarkullimit rrugor, “e pëson” këngëtari i njohur (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Sipas burimeve, artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në qytet dhe si ndëshkim ka marrë 60 mijë lekë gjobë.

Fotot e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregojnë gjobën e këngëtarit dhe makinën të cilën e kishte të veshur me xhama të zinj dhe pa leje.

Kujtojmë se Imeri ka paralajmëruar herë pas herë, përmes fotografive në Instagram, për mundësinë e nxjerrjes së një kënge të re./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Fshati Ratkoc bëhet me treg, Latifi thotë se është vend i kompletuar

Story i radhës

Arrestohet në kufi pasi kaloi të miturën drejt Greqisë

Të fundit nga