​Ambasadori Hovenier: Jemi të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

July 11, 2023
min lexim

Në Komunën e Pejës sot është hapur qendra më e re e institucionit arsimor “Bonevet”. E njëjta u konsiderua e rëndësishme për të rinjtë e kësaj komune për arsimim në fushën e artit dhe matematikës.

Hapja e këtij institucioni arsimor u bë me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, ambasadori Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Hovenier: Jemi të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

“Ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundësinë të mbështesim Bonevet në hapjen e kësaj qendre në Pejë, meqenëse Bonevet i ofron të rinjve mundësi arsimi në fusha të ndryshme si inxhinieri, art dhe matematikë. Vet drejtpërdrejt e kam pa ndikimin e madh që ‘Bonevet’ ka pasur në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur Kosovën që të marrë vendin e saj të duhur në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Kjo përfshinë edhe mbështetjen për një ekonomi të begatshme, ku i mundëson të rinjve të gjejnë punë në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se hapja e kësaj qendre arsimore do t’i ndihmojë shumë të rinjve pejanë.

Muhaxheri: Për “Bonevet Peja” na janë dashur katër vjet e gjysmë

“Një shoqëri që planifikon të ardhmen e vet është e sigurt se do të ecë përpara. Neve na është dashur katër vjet e gjysmë për me mundur me fut në planin zhvillimor komunal ndërtimin e qendrës ‘Bonevet Peja’, pasi ka procedura të mëdha burokratike që na kanë pru këtu”, shtoi Muhaxheri.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i fondacionit “Bonevet Peja”, Genc Pilingjurka, tregoi në detaje se në çfarë fushash arsimore do të përfitojnë të rinjt në këtë qytet.

Pilingjurka: Fondacioni ‘Bonevet Peja’ do të jetë shtëpi për të gjitëh të rinjtë e Pejës

“Fondacioni ‘Bonevet Peja’ do të jetë shtëpia inovative dhe kreative për të gjithë të rinjt e Komunës së Pejës. Këtu do të implementohen shumë projekte që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të rinjve të të gjitha komuniteteve në fushën e artit, shkencës dhe teknologjisë”, tha ai.

Fondacioni “Bonevet” është i pranishëm edhe me gjashtë qytete të tjera në Kosovë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari në Elbasan

Story i radhës

Babai i Blerim Sejdiut rrah me grushta e shqelma një të ri

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë