alarm nga ambasada e maqedonise qytetaret ne arabine saudite te kene kujdes nga sulmet me raketa dhe drone 6acb5fe242904

Alarm nga Ambasada e Maqedonisë: Qytetarët në Arabinë Saudite të kenë kujdes nga sulmet me raketa dhe dronë

October 11, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi ka lëshuar një paralajmërim urgjent për shtetasit e Maqedonisëqë ndodhen në Arabinë Saudite, veçanërisht në Riad, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe një serie sulmesh me raketa dhe dronë.Në njoftim, Ambasada u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet zyrtare të Drejtorisë Saudite për Mbrojtjen Civile dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në rast të aktivizimit të alarmit të sigurisë ose sirenave, qytetarët duhet të hyjnë menjëherë në ambiente të mbyllura dhe të qëndrojnë larg dritareve dhe sipërfaqeve prej xhami. Gjithashtu, rekomandohet të shmangin tubimet publike, objektet ushtarake dhe zonën kufitare me Jemenin.

Ambasada paralajmëron se fotografimi, filmimi dhe shpërndarja e videove nga sulmet janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjeve të Arabisë Saudite. Për publikime të tilla në rrjetet sociale parashikohen edhe gjoba.

Qytetarëve u rekomandohet t’i mbajnë telefonat të karikuar dhe të raportojnë objektet e dyshimta ose mbetjet e rëna nga sulmet përmes aplikacionit saudit Tawakkalna.

Paralajmërim edhe për udhëtarët ajrorë

Sa i përket trafikut ajror, edhe pse fluturimet po rikthehen gradualisht, mund të ketë vonesa të jashtëzakonshme dhe anulime. Për këtë arsye, udhëtarët këshillohen të kontaktojnë paraprakisht kompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të nisen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad.

Për ndihmë dhe asistencë urgjente, shtetasit maqedonas mund të kontaktojnë Ambasadën në Abu Dabi në numrin kujdestar: +971 56 441 7532.

Në fund, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që këtë informacion ta shpërndajnë edhe te shtetasit e tjerë maqedonas që ndodhen në Arabinë Saudite.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selin bollati arber hajdari dhe monika kryemadhi opinioniste ne big brother vip 6 6acb5d3dbb510
Lajmi i mëparshëm

Selin Bollati: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë në “Big Brother VIP 6”?

revolucion ne dokumentet personale nga 28 tetori leternjoftimi dhe patente shoferi kalojne ne telefon 6acb61561285d
Lajmi i radhës

Revolucion në dokumentet personale, nga 28 tetori: Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi kalojnë në telefon!

Të fundit nga

ShkoLartë