selin bollati arber hajdari dhe monika kryemadhi opinioniste ne big brother vip 6 6acb5d3dbb510

Selin Bollati: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë në “Big Brother VIP 6”?

October 11, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta lexoi një lajm nga organizata britanike “Drinkaware” që thoshte se ‘26 për qind e punonjësve ishin penduar për diçka që kishin bërë në festën e punës, pasi kishin pirë shumë’.

“Pendesa kryesore ishte se kishin bërë thashetheme me njëri-tjetrin. Apo ndonjë flirtim me ndonjë koleg”, vijoi Orinda.

Këtu ndërhyn Selin Bollati, e cila shprehet se së shpejti do kenë dhe festën që organizon Top Channel, për fillimin e sezonit. Ajo shprehet se të pranishëm do të jenë edhe Monika Kryemadhi me Arbër Hajdarin.

“Aman se kemi dhe festën  tonë shumë shpejt, fillimi i sezonit. E meqenëse Orinda tha se në këtë rast janë thënë thashethemet në festë, unë po ju them disa thashetheme jashtë feste për festën. Në festë do të jenë prezentë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari”, tha Selin.

“Moj Selin, po na thua ndonjë lajm që nuk e dimë? Po konfirmon diçka për “Big Brother”-in e ardhshëm?”, e pyeti menjëherë Huta.

Por Bollati vijoi duke thënë se ‘nuk po konfirmon asgjë prej gjëje’.

“Ndoshta ato mund të vijnë dhe si ish-opinionistë të “Big Brother”, atë nuk e dimë. Gjithsesi ne i përshëndesim dhe na ka marrë malli që t’i shohim dhe live dhe në ekran”, përfundoi Selin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

republikanet ne dhomen e perfaqesuesve synojne bllokimin e marreveshjes se trumpit per dizelin rus 6acb5c71812cf
Lajmi i mëparshëm

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë bllokimin e marrëveshjes së Trumpit për dizelin rus

alarm nga ambasada e maqedonise qytetaret ne arabine saudite te kene kujdes nga sulmet me raketa dhe drone 6acb5fe242904
Lajmi i radhës

Alarm nga Ambasada e Maqedonisë: Qytetarët në Arabinë Saudite të kenë kujdes nga sulmet me raketa dhe dronë

Të fundit nga

ShkoLartë