revolucion ne dokumentet personale nga 28 tetori leternjoftimi dhe patente shoferi kalojne ne telefon 6acb61561285d

Revolucion në dokumentet personale, nga 28 tetori: Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi kalojnë në telefon!

October 11, 2026
1 minut lexim
att.W2mUwZ8edRVW4H 4NcFr4fIeI75 c LM51MIo2nf wk

Maqedonia e Veriut pritet të nisë një fazë të re të digjitalizimit të shërbimeve publike. Më 28 tetor është paralajmëruar lansimi i aplikacionit të ri mobil „m.Услуги“, përmes të cilit qytetarët do të mund të kenë dokumentet personale në telefon.

Aplikacioni, i cili do të jetë falas për përdoruesit e Android dhe iPhone, në fazën e parë do të mundësojë qasje në versionet digjitale të letërnjoftimit, patentë-shoferit dhe tri shërbimeve bazë administrative. Kyçja do të bëhet përmes llogarisë ekzistuese në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Transformimit Digjital, synimi është që aplikacioni të zgjerohet gradualisht, duke përfshirë edhe dokumente të tjera personale dhe shërbime publike.

Përdorimi i dokumenteve digjitale do të jetë vullnetar. Qytetarët do të mund të vazhdojnë të përdorin edhe dokumentet fizike, pa pengesa.

Megjithatë, sfida kryesore do të jetë përshtatja e institucioneve, policisë, bankave dhe sporteleve administrative, të cilat duhet të jenë të gatshme t’i pranojnë dokumentet në formë elektronike.

Nëse zbatimi realizohet sipas planit, qytetarët do të kenë mundësi të mbajnë më pak dokumente fizike dhe të kryejnë më lehtë një pjesë të shërbimeve administrative.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm nga ambasada e maqedonise qytetaret ne arabine saudite te kene kujdes nga sulmet me raketa dhe drone 6acb5fe242904
Lajmi i mëparshëm

Alarm nga Ambasada e Maqedonisë: Qytetarët në Arabinë Saudite të kenë kujdes nga sulmet me raketa dhe dronë

Të fundit nga

ShkoLartë