akuza ndaj meje e dobet dhe e calet lubonja i pergjigjet rames 6a36b6f18a6e6

“Akuza ndaj meje, e dobët dhe e çalët” – Lubonja i përgjigjet Ramës

June 20, 2026
1 minut lexim

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se tentativa e kryeministrit për ta bërë atë si “persekutor” është e dobët dhe e çalët. Lubonja tha se Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, ndërkohë që ai ka vetëm pushtetin e fjalës së lirë.

Lubonja theksoi se ia ka bërë të qartë Ramës kur ai sapo ishte bërë kryetar bashkie i Tiranës, se ishte i rrezikshëm për politikën, vendin dhe veten e tij.

“Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë që sot është e kundërta, pushtetin e  ka ky zotëria. Ka policinë, të gjitha.

Unë kam forcën dhe pushtetin e  fjalës së lirë, kështu që të më krahasosh e ata është i dobët dhe nuk qëndron. Unë thjesht kam bërë detyrën time ti intelektual e gazetar duke ngritur problemet. Ia kam thënë që kur u bë kryetar bashkie që je i rrezikshëm, duhet të ikësh nga politika. Je i rrezikshëm edhe për politikën dhe për vendin, por edhe për veten tënde.“, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drejtuesi i larte i okb se lacroix ne fillimjave ne kosove ne fokus paqja dhe stabiliteti ne rajon 6a36b6734c118
Lajmi i mëparshëm

​Drejtuesi i lartë i OKB-së Lacroix në fillimjavë në Kosovë, në fokus: paqja dhe stabiliteti në rajon

sndalet perplasja meloni trumpit popullariteti im seshte shqetesimi yt 6a36b75429114
Lajmi i radhës

​S’ndalet përplasja, Meloni-Trumpit: Popullariteti im s’është shqetësimi yt

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë