drejtuesi i larte i okb se lacroix ne fillimjave ne kosove ne fokus paqja dhe stabiliteti ne rajon 6a36b6734c118

​Drejtuesi i lartë i OKB-së Lacroix në fillimjavë në Kosovë, në fokus: paqja dhe stabiliteti në rajon

June 20, 2026
1 minut lexim

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 qershor.

Ai pritet të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut.

Po ashtu, ai do të vizitojë edhe disa projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.

Sipas UNMIK-ut, diskutimet gjatë vizitës do të fokusohen në paqeruajtjen e Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimin multilateral dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pas vizitës në Kosovë, Lacroix do të udhëtojë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, si pjesë e turit të tij rajonal.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dhjetera te lenduar nga aksidenti ne rrugen kumanove sveti nikolle 6a369feea3b8f
Lajmi i mëparshëm

Dhjetëra të lënduar nga aksidenti në rrugën Kumanovë – Sveti Nikollë

akuza ndaj meje e dobet dhe e calet lubonja i pergjigjet rames 6a36b6f18a6e6
Lajmi i radhës

“Akuza ndaj meje, e dobët dhe e çalët” – Lubonja i përgjigjet Ramës

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë