sndalet perplasja meloni trumpit popullariteti im seshte shqetesimi yt 6a36b75429114

​S’ndalet përplasja, Meloni-Trumpit: Popullariteti im s’është shqetësimi yt

June 20, 2026
1 minut lexim

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke i cilësuar ato si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”.

Në përgjigjen e saj, Meloni hodhi poshtë pretendimet se popullariteti i saj varet nga marrëdhënia me ish-presidentin amerikan, duke theksuar se mbështetja që gëzon në Itali lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit.

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar edhe çështjes së përdorimit të bazave ushtarake amerikane në Itali, Meloni nënvizoi se ato funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të respektuara nga të dyja palët dhe se këto marrëveshje nuk mund të shkelen.

“Italia mbetet një shtet sovran”, tha kryeministrja italiane, duke i dërguar mesazh të drejtpërdrejtë Trumpit: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.

Deklarata e Trump, që ngjalli reagimin e ashpër të Melonit: “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht një foto me mua gjatë samitit G7 në Francë. Ajo po ecën keq në Itali me nivelin e popullaritetit të saj, sepse i mohoi Shteteve të Bashkuara Amerikës një vendim që mbron dhe mbron Italinë.

Kur erdhi puna për të ndaluar Iranin të sigurojë ose zhvillojë armë bërthamore, ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane. Tani, pasi SHBA mposhti ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të bëhet sërish mike me mua për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

akuza ndaj meje e dobet dhe e calet lubonja i pergjigjet rames 6a36b6f18a6e6
Lajmi i mëparshëm

“Akuza ndaj meje, e dobët dhe e çalët” – Lubonja i përgjigjet Ramës

eva murati mes muzgut dhe detit te pafundme 6a36b81c97404
Lajmi i radhës

Eva Murati mes muzgut dhe detit të pafundmë

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë