Aktorja e njohur Ashley Greene ka njoftuar se është shtatzënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël, aktorja e ka bërë të ditur në “Instagram”, e cila ka ndarë tre foto bardh e zi të saj dhe bashkëshortit Paul Khoury, duke mbajtur foton e bebit në duar.
Krah fotove ajo shkruan:
“Të dua më shumë se kurrë më parë dhe në një farë mënyre zemra ime vazhdon të zgjerohet për të të dashur edhe më shumë. Mezi pres të të shikoj të ndash dritën, dashurinë dhe pasionin tënd me fëmijën tonë.”
Greene pati shprehur kohët e fundit mundësinë e të paturit një fëmijë, duke thënë se kishte menduar për ta zgjeruar familjen e saj.
Greene dhe Khoury u martuan në korrik 2018 me një ceremoni të këndshme në San Jose, Kaliforni. Ata u panë për herë të parë së bashku në vitin 2013.
Ceremonia e tyre u zhvillua në një hapësirë të mrekullueshme të rrethuar me drurë të kuq.
“Më pëlqeu ideja për t’u martuar mes drurëve të kuq,” tha Greene. “Ato janë kaq madhështor dhe kanë qenë atje për një kohë kaq të gjatë. Ka diçka të veçantë për të filluar një jetë atje.”