Një ndër institucionet më të përfolura dhe më të dështuara që nga pas lufta në Kosovë është Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ky institucion i mbyllur hermetikisht në objektin më prestigjioz të kulturës dhe dijes, objekt ky i cili u ndërtua me buxhetin e Shtetit të Kosovës mbeti vetëm emër për të shpresuar se nga ky objekt do të dalin elaborate dhe studime shkencore për të mirën e Shtetit. Mjerisht Akademia e Shkencave dhe Arteve asnjëherë nuk u reformua për ta ushtruar misionin e vetë të shumëpritur nga opinioni i gjerë. Ky i ashtuquajtur “institucion i kulturës, dijës dhe shkencës” më shumë është i ngjyrosur me botëkuptime partiake e politike sesa që është i përkushtuar për zhvillimin e proceseve të shkencës, kulturës, dijes në përgjithësi. Në këto rrethana në të cilat po jetojnë qytetarët e Kosovës me plotë vështirësi: ekonomike, sociale, morale, kulturore dukuri këto të cilat po e ngufatin jetën e shoqërisë në përgjithësi, “akademiket” e Kosovës po mirën me botimin e veprave [librave] për promovime personale duke shpenzuar buxhetin e shtetit. Nuk mbahet mend që nga pas lufta që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka bërë ndonjë projekt, elaborat apo studim për ti parapri apo ndihmuar proceseve sociale, ekonomike, kulturore, informative, e shkencore, probleme këto me të cilat po përballet Shteti i Kosovës apo shoqëria në përgjithësi. Kjo është e dhimbshme për Kosovën dhe për gjendjen aktuale politike dhe shoqërore. Është e pa justifikueshme që Akademia e Shkencave dhe Arteve nuk qanë kokën për aktualitetin politikë, për shantazhet dhe kërcënimet e shtetit serbë ndaj sovranitetit të Republikës të Kosovës. Shtrohet pyetja?. “Pse ekziston ky institucion i ashtuquajtur i Shkencës dhe Kulturës, derisa nuk kemi asnjë kontribut nga kjo”. Duhet theksuar se në këtë tempull “akademik” me decenie qëndrojnë emrat e njëjtë të cilët kanë krijuar monopol për ti mbrojtur pozitat e tyre dhe privilegjet të cilat lirisht mund të themi se nuk i meritojnë. Shoqëria Kosovare tani ka individ meritorë të shkencës, kulturës dhe dijës, të cilët kanë biografi historike të jetës, dhe veprimtarisë të tyre shkencore në të gjitha sferat e sistemit të shkollimit akademikë. Këta individ me vite nuk po arrijnë të bëhen anëtarë të akademisë, e cila tani agjendë kryesore e ka ruajtjen e interesave klanore të bashkë kolegëve [akademikë] të cilët kanë dështuar për ta kryer misionin e tyre, me një fjalë për t’ia kthyer borxhin popullit i cili i shkolloj, i ngriti dhe akoma po i financion. Nuk ka dyshim se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është një staf plotësisht i ngjyrosen politikisht që nga themelimi i saj. Ky institucion nuk qanë hallin për largimin e të rinjve nga Kosova, për degradimin e Sistemit Arsimor në përgjithësi, për nivelin e ultë të Shkencës Kulturës dhe Informimit, për ramjen e natalitetit të popullsisë në Kosovë dhe shumë e shumë vështirësi tjera që i ka ky vend. Andaj janë iluzione pritjet tona që gjendja do të ndryshojë për të mirë derisa institucioni më i lartë i shkencës dhe kulturës: Akademia e Shkencave dhe Arteve është degraduar në këtë masë te mjerueshme.
Të fundit nga
Ademi e quan gabim deklaratën e Maqedoncit për kohën se kur do vijnë Javelinët
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi e ka quajtur të gabueshme deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, se
Armand Shkullaku: SPAK nuk zbërthen skemën e Inceneratorit
Gazetari Armand Shkullaku ka akuzuar SPAK se nuk ka shkuar ende tek strumbullari i korrupsionit, që sipas tij është kryeminstri Edi Rama. Sipas Shkullakut Edi Rama nuk jep një leje pallati pa
Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike
28 Shkup, 26 dhjetor – Lëvizja Demokratike me në krye Izet Mexhitin, kanë organizuar takim me strukturat partiake me rastin e fundvitit. Mexhiti i cili ju drejtua bashkëpartiakëve të tij, tha se
Dashuria e vërtetë do të vijë vetëm pas zhgënjimit…
A keni menduar ndonjëherë se ndoshta gabimet tona janë vetëm një aspekt i fatit tonë? Çfarë duhet shkatërruar për t’u ndier i plotësuar? Një ndarje është një nga gjërat më të vështira
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Ekranet ka shumë të ngjarë të përdoren për të shfaqur njoftimet dhe përgjigjet që vijnë nga asistenti virtual. Meta duket se po përgatitet të shtojë didplay në linjën e saj të njohur