aida baraku feston ditelindjen e 60 te armendi i ben dedikimin e vecante ne paqe me rrudhat dhe furtunat qe ia ka sjellur jeta 6a29c15cadf34

Aida Baraku feston ditëlindjen e 60-të, Armendi i bën dedikimin e veçantë: Në paqe me rrudhat dhe furtunat qe ia ka sjellur jeta

June 10, 2026
1 minut lexim

Kantautorja dhe tekstshkruesja e mirënjohur shqiptare, Aida Baraku, feston sot ditëlindjen e saj të 60-të.

Me këtë rast, bashkëshorti i saj, kantautori i njohur i muzikës shqipe, Armend Rexhepagiqi, është kujdesur që t’i bëjë një urim të veçantë publik, duke emocionuar ndjekësit e çiftit.

Armendi ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook disa fotografi të përbashkëta me Aidën, duke “thyer” në njëfarë mënyre rregullin e kahershëm të mos-ekspozimit publik të bashkëshortes së tij, e cila prej vitesh ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

Krahas fotografive, ai ka ndarë edhe një dedikim të ndjerë për gruan e tij.

“Sot Aida ime mbushi 60 vjet. Duket mu ashtu çfarë e ka shpirtin: pa filtra, hareshëm, në paqe me rrudhat dhe furtunat që ia ka sjellur jeta. E dua ❤️ Gëzuar ditëlindja”, ka shkruar Rexhepagiqi në Facebook.

Postimi ka marrë reagime të shumta nga miq, kolegë dhe admirues të muzikës shqipe, të cilët i kanë uruar ditëlindjen Aidës dhe kanë vlerësuar fjalët e ngrohta të Armendit.

Aida Baraku konsiderohet një prej tekstshkrueseve më të rëndësishme shqiptare. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka shkruar dhjetëra tekste këngësh që janë shndërruar në hite të mëdha dhe kanë fituar çmime prestigjioze në festivale të ndryshme muzikore. Shumë prej artistëve më të njohur shqiptarë kanë interpretuar vargjet e saj, ndërsa kontributi i Aidës në muzikën shqipe vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të dekadave të fundit.

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Armend Rexhepagiqi, i cili vitet e fundit është rikthyer më aktiv në skenën muzikore, Aida ka zgjedhur të qëndrojë larg paraqitjeve publike dhe prapa skenës. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive përmes krijimtarisë së saj, duke shkruar tekste për artistët me të cilët bashkëpunon. Edhe pse rrallëherë shfaqet në publik, emri i Aidës mbetet i lidhur ngushtë me disa prej këngëve më të dashura dhe më të suksesshme të muzikës shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

parlamenti suedez vendos vetem leje te perkohshme per azilkerkuesit 6a29c09219145
Lajmi i mëparshëm

Parlamenti suedez vendos: Vetëm leje të përkohshme për azilkërkuesit!

mexhiti lidhja e prizrenit nje nga ngjarjet me madhore te historise sone kombetare 6a29c54f7890b
Lajmi i radhës

Mexhiti: Lidhja e Prizrenit, një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë