Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, duke e cilësuar atë si momentin që shënoi fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare.
Përmes një statusi publik, Mexhiti theksoi se më 10 qershor 1878, në Prizren, u artikulua qartë vullneti i shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve, identitetit dhe të drejtave kombëtare.
“Sot, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare, një moment që shënon fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare”, thuhet në reagimin e tij.
Ai vlerësoi se Lidhja e Prizrenit mbetet simbol i unitetit, vetëdijes kombëtare dhe përpjekjes së organizuar për të ardhmen e kombit shqiptar.
Në mesazhin e tij, Mexhiti riafirmoi rëndësinë e vlerave të bashkimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar, duke i cilësuar ato si udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Burimi: lajmpress.org


